Windows 9 mbërrin në prill 2015

Duket se Microsofti ka filluar t’i përcaktojë planet e tij në lidhje me versionin e madh të sistemit operativ, Windows 9, i cili pritet të dalë në treg në prill të vitit 2015. Një vit më parë, përkatësisht në prill 2014 do ta kemi versionin përkohshëm Windows 8.1, i cili do të prezantohet ndoshta së…

Auto & Tek

16/01/2014 10:25

Duket se Microsofti ka filluar t’i përcaktojë planet e tij në lidhje me versionin e madh të sistemit operativ, Windows 9, i cili pritet të dalë në treg në prill të vitit 2015.

Një vit më parë, përkatësisht në prill 2014 do ta kemi versionin përkohshëm Windows 8.1, i cili do të prezantohet ndoshta së bashku me Windows Phone 8.1.

Sigurisht, versionet më të reja do të jenë më të sofistikuara dhe më lehtë të përdorshme për njerëzit. Siç informon Windoës Supersite, logu i gazetës Paul Thurrot, në muajin prill do të mbahet një konferencë për shtyp, ku Microsoft do t’i shpalos në detaje planet që ka.

Microsoft ka dashur të tregoj po ashtu se ‘Windows 9’ ka të bëjë me punën e dobët të Windows 8 e Windows 8.1, që sipas ‘Thurrot’, është i instaluar në më pak se 25 milionë kompjuterë, të cilën uebfaqja e konsideron si një dizastër.