Windows 8.2 i gatshëm në vjeshtë, Windows 9 në ndërtim e sipër

Microsoft në konferencën e saj vjetore të zhvillimit Build, zbuloi përditësimin 8.1 për Windows që solli një numër të madh të përmirësimeve për përdoruesit e laptopëve dhe kompjuterëve. Por Microsoft tani ka njoftuar se do të lansojë përditësimin 8.2 shumë shpejtë.

Auto & Tek

24/04/2014 12:37

Zhvendosja e Microsoft nga një përditësim 8 në 8.1 ishte një cikël më i shpejtë i lansimit, që lë të kuptohet se përditësimi i përfolur 8.2 mund të bëhet gati deri në vjeshtë të këtij viti.

WZOR pretendon se përditësimi i vjeshtës për Windows do të jetë gati i njëjtë me 8.1 dhe mund të quhet Windows 8.1 Përditësimi 2. Megjithatë, grupi i piratëve gjithashtu mendon se përditësimi do të lansohet si Windows 8.2.

Më tej, WZOR sugjeron se përditësimi Windows 8.2 do të shfaqë butonin fillo (start) që Microsoft tha se në Windows 8.1 nuk do të jetë.

Thuhet se versioni i nëntë i Windows do të sjellë gjeneratën e ardhshme të Metro UI, edhe pse grupi i piratëve rus nuk treguan ndonjë detaj tjetër në lidhje me karakteristikat e tij. Përveç kësaj, WZOR pretendon se versioni Windows 9 i supozuar, mund të jetë një lansim i radhës pas përditësimit 8.2, edhe pse natyrisht, nuk ka asnjë konfirmim në këtë pikë.

Veç tjerash, grupi i piratëve sugjeron se Microsoft është duke punuar në një \”Cloud OS\”, që thuhet se do të jetë në përputhje me stilin e Chrome OS. Raporti vë në dukje se Windowsi i përfolur mund të ketë sistemin OS të instaluar; që do të kërkojë një lidhje në internet me funksionalitet të plotë.

Megjithatë, sistemi OS i Microsoft mund të punojë edhe offline dhe do të jetë i ngjashëm me sistemin OS të përballueshëm të Microsoft, Windows Starter.

Për më shumë, ndryshimi më i madh në Windows 8.2 do të fokusohet në UI-optimizimin e miut dhe tastierës. Dyçani i Windows UI do të jetë i optimizuar me mi, zbulon Microsoft. Gjigandi Redmond gjithashtu paraqiti Aplikacionet Universale të Windows.