Wilshere befason Arsenalin, vendos të largohet nga Emirates Stadium

Jack Wilshere, i pakënaqur me ofertën e Arsenalit për vazhdimin e kontratës.

Sport

09/03/2018 09:11

Jack Wilshere mund të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Klubi londinez është ende i angazhuar në vazhdimin e kontratës së mesfushorit.

Mirëpo, ofertat e deritashme, Wilshere i ka refuzuar sepse nuk janë në nivelin e dëshiruar, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Wilshere së fundmi ishte përmendur si objektiv i Milanit por kërkohet edhe nga disa klube rivale nga Premierliga. /Lajmi.net/