Wilmots e dërgon Hazardin në Real Madrid

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Eden Hazard, dhe ka një aleat të fuqishëm, selektorin e Belgjikës, Marc Wilmots.

Merkato

22/10/2015 10:36

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots mund t’i dalë në ndihmë Real Madridit në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Eden Hazard.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, Wilmots dëshiron ta sheh Hazardin larg nga Chelsea dhe në kryeqytetin spanjoll.

“Los Blancos” janë në gatishmëri të paguajnë një dëmshpërblim të madh për blerjen e mesfushorit që sezonin e kaluar ishte futbollisti më i mirë i “Blues”, por këtë edicion ka rënie në formë dhe mosmarrëveshje me menaxherin Jose Mourinho.