Willie Cauley-Stein, gati të nënshkruajë kontratë me Houston Rockets

Willie Cauley-Stein është gati të nënshkruajë me Houston Rockets. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet amerikane, ai është pajtuar për një marrëveshje njëvjeçare që do ta mbajë te Rockets deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net. Më herët, 28-vjeçari luante për skuadrën e Philadelphia 76ers. Para kësaj aventure, ai provoi të luante edhe në skuadra…

Sport

13/08/2022 11:57

Willie Cauley-Stein është gati të nënshkruajë me Houston Rockets.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet amerikane, ai është pajtuar për një marrëveshje njëvjeçare që do ta mbajë te Rockets deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Më herët, 28-vjeçari luante për skuadrën e Philadelphia 76ers.

Para kësaj aventure, ai provoi të luante edhe në skuadra të tjera si Golden State Warriors, Sacramento Kings e Dallas Mavericks. /Lajmi.net/