Williams tregon se Bukoshi hezitonte të ndihmonte UÇK-në, financiarisht: Po Bukoshi hezitonte të jepte fonde për armatim edhe pse ishin në dispozicion

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Williams ka treguar se Bujar Bukoshi, i cili kishte qenë kryeministër asaj kohe, kishte hezituar të ndihmonte UÇK-në, financiarisht, për t’i ofruar armatim. Ai ka treguar se udhëheqja e UÇK, kishte kërkuar të siguronin fonde nga qeveria e…

Lajme

18/09/2025 11:36

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Williams ka treguar se Bujar Bukoshi, i cili kishte qenë kryeministër asaj kohe, kishte hezituar të ndihmonte UÇK-në, financiarisht, për t’i ofruar armatim.

Ai ka treguar se udhëheqja e UÇK, kishte kërkuar të siguronin fonde nga qeveria e Bukoshit që sipas udhëheqësve të UÇK, Bukoshi i kishte në dispozicion.

I pyetur nga gjykatësi se a ka qenë kjo arsyeja e tensioneve mes tyre, Williams tha “Po”.

“LDK ka qenë efektive në grumbullimin e fondeve prej diasporës ndonëse Bukoshi nuk i kontrollonte këto fonde ishte pjesë e ekipit të LDK që bënte kontrollin e fondeve në mënyrë të vazhdueshme kishte kërkesa qoftë UÇK apo aktorë ata kërkonin që këto fonde të shpenzoheshin në një mënyrë të caktuar”, ka deklaruar ai.

Gjykatësi: A kishte hezitim prej Bukoshit me i ndihmu UÇK, me fonde për armatim?

Williams : Po ai hezitonte.

Ai thotë se burimet që kishte mbledhur diaspora ishin të kushtëzuara ishin mbledhur që të financonin sistemin arsimor paralel që funksiononte në Kosovë dhe kujdesin shëndetësor paralel.

“Ai më kishte thënë se i ka dy probleme nga diaspora i kemi mbledhur këto para për shëndetësi dhe arsimim dhe këtu duam ti shpenzojmë po mos ma merrnni për përfundimtare së dyti në doni para për  armë ka forma të tjera për ta bërë këtë dhe përfundimisht e gjetën një zgjidhje”, ka deklaruar ai.

Gjykatësi: Ju po thoni se ai nuk donte të ofronte ndihmë për armatim?

Williams: Unë do ju thoja se ai hezitonte për shkak të natyrës konkurruese politike dhe sikurse ua thash fonde të kushtëzuara mos e merrni për të mirëfilltë është shprehje amerikane”. /Lajmi.net/