Williams përmend Dino Asanin dhe shqiptaro-amerikanët: Thaçi kontrollohej nga jashtë gjatë negociatave, u raportonte edhe komandantëve

Dëshmitari i dytë nga ana e mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Paul Williams. Amerikani po vazhdon deklarimin e tij prej disa orësh në kuadër të Speciales në Hagë. Një raport të cituar nga mbrojtja në sallën e gjykatores, thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë dhe shqiptarët e diasporës ishin më këmbëngulës” dhe një…

Lajme

17/09/2025 13:46

Dëshmitari i dytë nga ana e mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Paul Williams.

Amerikani po vazhdon deklarimin e tij prej disa orësh në kuadër të Speciales në Hagë.

Një raport të cituar nga mbrojtja në sallën e gjykatores, thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë dhe shqiptarët e diasporës ishin më këmbëngulës” dhe një gjë e tillë u konfirmua nga vet Williams.

Se “Thaçi kontrollohej fort nga jashtë në Rambuje”, juristi i renditi disa arsye, që sipas tij e bindën që kishte kontroll, por jo të plotë.

“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës.

Përfshirja ime në fshatin e Rambujesë, jashtë Kështjellës, ku takohesha rregullisht me një shqiptaro-amerikan, që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ku diskutonim dispozita të ndryshme, sa i përket tekstit të marrëveshjes.

Mund të lexohej edhe nga gjestikulacioni. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm. Nuk më është krijuar që kishte kontroll të plotë, por mendoj se përfaqësonte interesa nga jashtë.”, tha Williams.

Shqiptaro-amerikani i përmendur është Dino Hasani, tha tutje ish ai, duke treguar se thirrjet që Thaçi i zhvillonte ishin me shqiptarë të Kosovës, por edhe me komandantë të zonave.

“Nga sa kam kuptuar unë, të paktën bazuar në pyetjet qe kam bërë “me kë flet Hashimi gjatë gjithë kohës?”, mua më thonin me Kosovën. Me shqiptarët e Kosovës në Kështjellë, por ideja është që më thonin se ka thirrje telefonike nga mëmëdheu. Gjithashtu vura re, më kujtohet se më shumë binte telefoni i tij. Ai nuk kërkonte thirrje, atij i bënte telefoni”.

Ndër të tjerash ai është pyetur për qasjen që kishte për “shqiptaro amerikanët” apo diasporën shqiptare.

Williams është pyetur edhe për një emër të njohur , e që është Dino Hasani.

“A ju kujtohet emri i këtij shqiptaro-amerikani-Dino Asani”?

“Po”.

“Rreth një vit para Rambujesë isha shumë i përfshirë me komunitetin shqiptar të Kosovës ne SHBA, si nëpërmjet këshillit kombëtar për shqiptarët e Kosovës që ishte organizatë e regjistruar kjo si dhe përmes bisedave personale me anëtarë me ndikim të diasporës.Deri në pikën kur ambasadori Holbruck erdhi në Nju-Jork të informonte komunitetin shqiptar-amerikan në Bruno, më kërkonte edhe mua të shkoja dhe të isha pjesë e ekipit shqiptar-amerikan që do të informoj prej Holbruck dhe kishim planë të ishim të ashpër më të për shkak të marrëveshjes së tetorit.Kam qenë shumë shumë i përfshirë me komunitetin shqiptaro-amerikan”,tha Williams.

“Mbi ç’baza dolët në përfundimin se shin shumë më këmbëngulës se në ata që ishin në vend, pra shqiptaro-amerikanët?”.

“Në takimet që kishim, Holbruck tha ju jeni më keq se shqiptarët e Kosovës, sepse perceptimi ishte i tillë. Që ata jetonin në Nju-Jork kishin hapësirën dhe privilegjin t’i bënin disa kërkesa e disa kushte. Nuk po them e drejtë apo jo, por një dimension tjetër është që kur punoja me Bujar Bukoshin dhe shqiptaro-amerikanët pra sepse ishin pika imë e kontaktit, thuhet edhe diaspora por unë dua të përdor këtë terminologji. Kështu që ata përfaqësonin diasporën në mbarë botën. Ne bisedonim dhe unë gjendesha shpesh në një situatë shumë delikate për t’ua shpjeguar, pozicionet apo për t’u ndryshuar diçka nga qëndrimet që kishin sepse ata donin pavarësinë në ato momente. Ua shpjegoja se si UÇK-ja do transformohet. Kur them ishte delikate, ishte sepse unë isha jurist dhe kisha mundësi t’u jepja këshilla dhe shpesh duhet të gjeja një ekuilibër të moderoja me shqiptarë-amerikanët sepse ata donin… Dino, që ishte një person i hapur si jurist i hapur i kuptonte mendimet e mija”, deklaroi Williams, transmeton lajmi.net.

Williams përshkroi edhe disa situate ku Thaçi vazhdimisht merrte telefonata.

“Ata e telefonin hapte telefonin, bisedonin në telefon për një periudhë kohore dhe më pas at ai komentonte për procesin. Prandaj thash se u raportonte atyre, prandaj dola në këtë përfundim”.

Në pyetjen se “a i kujtohet që Thaçi iu raportonte komandantëve të zonave atë kohë”, Williams u përgjigj kështu.

“Po, kështu më kujtohet. Ata e telefonin, ai e hapte, bisedonin dhe më pas i komentonte. Prandaj ai iu raportonte.

“Shpesh, u kërkoja kolegëve shqiptarë të Kosovës, u thosha po me kë po flet Hashimi me kë është në telefon. Ata më thonin me ekipin e tij, shqiptarët, kosovarët dhe ata vetë më kanë thënë se po flet me komandantët lokal”,shtoi ai,.

“Blerim Shala, Dugi ai madje më ndihmonte me përkthime dhe Edita Tahiri- sepse në fakt punonim bashkë për dokumentet”,shtoi Williams.

“Këshilltarët e UÇK-së për shembull Dino Asani ua paraqiti këto shqetësime?”, pyeti avokati Misetiq.

“Përshtypja ime ishte që kjo ishte diçka që ai e ka ngritur me anëtarët e delegacionit dhe konkretisht i është kërkuar që të punonte me mua të ndihmoja delegacioni të ruaj kohezionin”,shtoi ai.

“Kush ishin këta këshilltarë që ishin të shqetësuar?”

“Dino Hasani dhe UÇK, e kolegët e tyre”.

“E pat ju Thaçin të kërcënonte të tjerët, apo personat e tjerë sikur po kërcënoheshin prej dikujt?”, pyeti Misetiq.

“Jo. Kam qenë aty në sallë, nuk pash ndonjë sjellje kërcënuese. Kisha përkthyes. Me shumë të ngjarë Dugi. Ka qenë anëtarë i delegacionit”,shtoi ai.

“E keni fjalën për Dukagjin Goranin?”, u tha në seancë.

“Po. I referoheshim Dugi dhe kishte një arsye për këtë”,shtoi ai.

“Në asnjë moment nuk ma tha një gjë të tillë”,deklaroi Williams.

Ai u pyet edhe se si e dinte se Thaçi ishte larguar nga Kështjella për në Slloveni për të takuar Demaçin.

“Kur pyeta shqiptaro amerikanët në Kështjellë se ku është Hashimi, ata mu përgjigjën se shkoi në Slloveni për të folur me Demaçin. U interesova në fakt, i pyeta e për çka se si na shërben neve kjo e procesit e përgjigja ishte që ishte e domosdoshme për arsye politike dhe kulturore ishte e nevojshme që Hashimi të shkonte të vizitonte Demaçin në Slloveni”,tha ai.

“Gjatë kohës që delegacioni Kosovar ishte në Rambuje, e po bënin ecuri kishte progres për nënshkrimin e marrëveshjes, por kishte trysni nga jashtë që i diskutuam më herët sot nga komandantët lokal, por gjithashtu kishte presion ideologjik dhe kulturor nga Adem Demaçi i cili po pengonte progresin e këtyre negociatave. Po them me të ngjarë, po cenonte lëvizjen për realizimin e kësaj marrëveshje, prandaj duhej trajtuar ky aspekt”.

“A ka pasur ndonjë problematik shqetësim konkret Demaçi?”.

“Problemi kyç ishte pavarësia”, shtoi ai./Lajmi.net/