Williams flet sërish për Dino Asanin: Ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Edhe sot po vazhdon dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Ai deklaroi se Dino Asani u bë përfaqësues i Qeverisë së Përkohshmen në SHBA në verë të 1999-ës. “Duhet të ketë qenë diku nga vera e vitit 1999 pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”, tha Williams. Meqë dje përfundoi me…

Lajme

18/09/2025 10:22

Edhe sot po vazhdon dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Ai deklaroi se Dino Asani u bë përfaqësues i Qeverisë së Përkohshmen në SHBA në verë të 1999-ës.

“Duhet të ketë qenë diku nga vera e vitit 1999 pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”, tha Williams.

Meqë dje përfundoi me pyetje Prokuroria, për këtë dëshmitar ka vazhduar me pyetje trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe.

Dëshmitari tha se Dino Asani mund të jetë emëruar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, por se kush e mori vendimin tha se nuk e di.

Për Dino Asanin, Williams tha se ishte amerikano-shqiptar i cili i ndihmoi delegacionit kosovar në Rambuje, por ishte i kujdesshëm që të mos anonte nga ndonjë subjekt.

“Dino Hasani ishte amerikan ishte shumë i kujdesshëm që të mos bëhej dietar për luftën për shkak të ligjeve të ShBA e ndalon të përfshihet në një luftë jashtë shtetit, Hasani vetëm ka këshillu edhe udhëzuar UÇK-në”, ka thënë ai.

Ndryshe, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se për javën e ardhshme nuk ka ndonjë ndryshim lidhur me listën e dëshmitarëve dhe se do të dërgojnë në ora 16:00 një njoftim për dëshmitarin e radhës.

Gjithashtu palët thanë që nuk kanë ndryshime të kohës për marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

Tutje ai ka deklaruar se Dino ka qenë i kufizuar në shumë aspekte pavarësisht rolit të cilin e kishte. /Lajmi.net/