William Walker me deklaratë emocionuese: Do të isha krenar po të varrosesha në Reçak
Kosova sot kujton viktimat në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut. Ish shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker mbajti fjalim emocionues në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre, transmeton lajmi.net. Walker tregoi se ishte pyetur nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti nëse do kishte dëshirë të bëhej shtetas i…
Lajme
Kosova sot kujton viktimat në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ish shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker mbajti fjalim emocionues në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre, transmeton lajmi.net.
Walker tregoi se ishte pyetur nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti nëse do kishte dëshirë të bëhej shtetas i Kosovës.
“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Me këtë në mendje, kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak.
Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”, tha ai.
Homazhe para viktimave sot gjatë ditës bënë figurat shtetërore dhe liderë politikë të Kosovës./Lajmi.net/