William Carvalho në radarin e Milanit

Gjiganti Italian ka filluar të mendojë për vitin e ardhshëm.

Sport

21/09/2021 15:49

Stefano Pioli duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka në repartin e mesfushës, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milani ka identifikuar futbollistin e Real Betisit, William Carvalho si një opsion për vitin e ardhshëm.

‘Rossonerët’ e shohin Carvalhon si zëvendësues idea të Franck Kessie që po refuzon të nënshkruajë kontratën e re dhe pritet të largohet si futbollistë i lirë në fund të sezonit.

Thuhet se ekipi spanjoll është i gatshëm ta lë futbollistin e tyre të largohet në formën e huazimit me të drejtën e blerjes te Milani.

29-vjeçari, u transferua në La Liga verën e vitit 2018 nga Sportingu, që nga ajo periudhë ka zhvilluar 90 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar dy gola e pesë asistime. /Lajmi.net/