‘Wikipedia’ vazhdon ta njeh Hashim Thaçin si president të Kosovës, jo Vjosa Osmanin
Në faqen e njohur ‘Wikipedia’, president i Republikës së Kosovës rezulton ende Hashim Thaçi. Përkundër që ka gati 5 vite që s’është më në këtë pozitë, ‘Wikipedia’ ende nuk e ka përditësuar këtë të dhënë tek faqja për informacionet mbi shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net Presidente e Kosovës është Vjosa Osmani por emri i saj…

Lajme
Në faqen e njohur ‘Wikipedia’, president i Republikës së Kosovës rezulton ende Hashim Thaçi.
Përkundër që ka gati 5 vite që s’është më në këtë pozitë, ‘Wikipedia’ ende nuk e ka përditësuar këtë të dhënë tek faqja për informacionet mbi shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net
Presidente e Kosovës është Vjosa Osmani por emri i saj nuk figuron tek ‘Wikipedia’.
Tek paragrafi ku flitet për “zgjedhjet dhe organet politike”, emri i Hashim Thaçit rezulton si president, kurse i Albin Kurtit si kryeministër.
Thaçi që disa vite po mbahet i paraburgosur në Hagë nga Gjykata Special, bashkë me disa nga ish-krerët e UÇK-së.
Hashim Thaçi është figura më e rëndësishme në politikën kosovare që nga koha e luftës./lajmi.net/