Wikipedia e radhit të 44-tin Skendërbeun në mesin e 100 gjeneralëve më madhështorë gjatë historisë

Platforma enciklopedike virtuale 'Wikipedia' në mesin e 100 gjeneralëve më madhështorë përgjatë historisë botërore, ka radhitur figurën kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti -Skendërbeun të 44-tin, duke u bazuar në numrin e betejave të fituar kundër armiqve.

ShowBiz

03/07/2019 20:21

Megjithëse jo në formë të drejtpërdrejtë, ky kategorizim është arritur nëpërmjet përmbledhjes së artikujve me etiketën “betejë” në Wikipedia nga një kanal në platformën ‘Youtube’, shkruan lajmi.net.

Ndryshe nga autori i kësaj përmbledhjeje artikujsh, që supozon se Skendërbeu ka 11 beteja të fituara, ekzistojnë fakte historike se heroi i kombit shqiptar ka 24 sosh ku ka korrur sukses. Kjo do ta radhiste atë në mesin e 20 gjeneralëve më eminent të të gjitha kohërave.

Madje, Ismail Kadare në njërin nga vargjet prej veprave të tij, potencon: “ Njëzet e katër vdekje i theu…”, duke iu referuar numrit të luftërave të fituara kundër Perandorisë Osmane.

Gjergj Kastrioti -Skenderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.

Ndërkaq, ai i cili iu prin gjeneralëve historik, duke u listuar si i pari në mesin e tyre, është burrështetasi francez dhe, njëherësh edhe lider ushtarak, Napoleon Bonaparta, me 56 beteja të fituara.

Betejat e fituara nga Skendërbeu, të përfshira si rrjedhojë e radhitjes, janë Beteja e Torviollit, Slag van Mokrës, Otonetës, Oranikut, Pollogut, Oranikut, Albulenës, Ohrit, Meçadit, Vaikalit dhe të Krujës.

E mangët e këtij klasifikimi, sipas autorit të saj, janë të dhënat e zhdukura.

“Shpjegime të mundshme përfshijnë faktin se Wikipedia përdoret më shumë në Evropë, gjersa kjo e fundit ndalohet në Kinë apo Turqi”, vëri në pah ai.

Gjithashtu, autori theksoi si mangësi edhe mungesën e dokumentacionit të të dhënave ushtarake në disa vende. /Lajmi.net/

YouTube player