Wijnaldum zbulon pse zgjodhi PSG-në para Barcelonës
Georginio Wijnaldum ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të lajmeve të futbollit javëve të fundit.
Sport
Wijnaldum që disa javë thuhej se do të bashkohej me Barcelonën, ku madje theksohej marrëdhënia e mirë me Ronald Koemanin, mirëpo vendimi i tij i befasoi të gjithë.
Në fakt, Wijnaldum u bashkua me Paris Saint Germain vetëm pak ditë para “Euro 2020” pas shumë javësh negociata me Barcelonën, shkruan lajmi.net.
Ai ishte duke mbajtur konferencë për shtypin me Holandën kur u pyet për vendimin e tij.
“Ishte shumë e vështirë, unë negociova me Barcelonën për katër javë rresht”, tha ai.
“PSG ishin më të shpejtë dhe projekti i tyre më bindi. Ishte një vendim i vështirë sepse Barcelona ishte shumë e interesuar në mua”, shtoi ai.
“U desh të merrja disa vendime të vështira, po ishte shumë vështirë”, tha Wijnaldum.
“Ato janë dy klube të mëdha dhe ju dëshironi të luani për të dyjat, por në fund vendosa për PSG-në dhe ishte një lehtësim pasi munda ta marr vendimin para “Euro 2020” dhe tani jam i fokusuar”, përfundoi Georginio Wijnaldum./Lajmi.net/