WhoScored shpall Mustafin lojtarin më të mirë të javës

WhoScored, zakonisht bën publikimin e lojtarëve më të mirë të javës së fundit në top 5 ligat evropiane.

Sport

16/02/2021 12:55

Së fundmi, ata kanë bërë pulbikimin e formacionit më të mirë në Bundesligë, ku shihet se notën më të lart ka lojtari me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.

Edhe pse ndeshja mes Union Berlin dhe Schalkes u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, në fund Mustafi u vlerësua si lojtari më i mirë i javës, shkruan lajmi.net.

Schalke është duke kaluar në sezonin e tyre më të dobët, ku janë të renditur në pozitën e fundit dhe po luftojnë për mbijetesë.

Sipas WhoScored, ky është formacioni më i mirë i javës në Bundesliga:

 

/Lajmi.net/