West Ham e do katër herë fituesin e Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Isco është 'shënjestër' i klubit të madh anglez, West Ham United.

Sport

23/02/2022 16:51

Sipas “Fichajes”, West Ham është një ndër klubet e interesuara për spanjollin, që i skadon kontrata në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Isco kërkohet nga disa klube, por që pagat e larta mund të ndikojnë që të mos arrihet marrëveshja. “Salary Sport” sugjeron që mesfushori fiton përreth 211 mijë funte në javë.

Isco ka dështuar të jetë titullar nën urdhrat e Ancelottit dhe nuk ka ofertë nga “Los Blancos” që të rinovojë kontratën, prandaj pritet të largohet në verë.

Përpos West Ham, Isco kërkohet edhe nga klubet e tjera si West Ham, AC Milan dhe Inter.

Isco ka bërë një karrierë të bujshme te Real Madrid, duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve në vitet 2014, 2016, 2017 dhe 2018./Lajmi.net/