Werner zbulon se si Lampard arrita ta bindte për transferimin te Chelsea

Timo Werner ka zbuluar se ai zgjodhi të nënshkruajë për Chelsea këtë verë nga RB Leipzig për shkak të përshtypjes që Frank Lampard bëri mbi të.

Sport

29/06/2020 19:30

Sulmuesi i Gjermanisë do të bashkohet me skuadrën londineze më 1 korrik pasi ata ranë dakord të plotësojnë klauzolën e tij të lirimit prej 53 milionë eurove.

24-vjeçari, i cili u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Leipzig, nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë sezon, por duket se është i ngazëllyer në lidhje me perspektivën e punës në ‘Stamford Bridge’.

Werner, i cili raportohej se ishte i ndjekur edhe nga Liverpool, i shpjegoi Sky Sport, përcjell lajmi.net.: “Diskutimet me bordin në Chelsea ishin aq të mira sa që unë i zgjodha përfundimisht ata”.

“Frank Lampard në mënyrë të veçantë qëndroi pas meje dhe me të vërtetë donte që unë të dija se nëse shkoja te Chelsea, mund të ndihesha po aq rehat sa me Leipzig”. /Lajmi.net/