Werder Bremeni i Rashicës merr një pikë kundër Bayern Munichut

Bayern Munichu nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Werder Bremenit.

Sport

21/11/2020 17:22

Pavarësisht që vendasit ishin më të rrezikshëm dhe kishin më shumë raste, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Maximilian Eggestein realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë (45+1) për të zhbllokuar rezultatin.

Ndërsa, mysafirët Kingsley Coman barazoi shifrat në minutën e 62-të, rezultati që ishte përfundimtari i këtij takimi.

Nga minuta e parë ishte edhe ylli kosovar Milot Rashica, që zhvilloi saktësisht 90 minuta dhe pati një mundësi të artë, por s’ia doli ta realizojë.

Me këtë barazim, Bayerni vazhdon të qëndrojë në kreun e tabelës me 19 pikë, ndërsa Werder renditët në pozitën e tetë me 11 pikë./Lajmi.net/