Wenger: Salah dhe Mane janë monstruozë

Arsene Wenger ka thurur lëvdata për dyshen e Liverpool, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Sport

04/05/2022 12:00

Ish-trajneri i Arsenal ka thënë se dyshja afrikane po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e ‘Reds’.

Wenger i ka cilësuar si dyshe monstruoze egjiptianin dhe senegalezin.

“Shiko Salah dhe Mane, të cilët luajnë në finale të Kupës së Afrikës. Çfarë ata kanë bërë që prej kur u kthyen është monstruoze”, ka thënë Wenger, transmeton lajmi.net.

“Ne do të ankoheshim se ka shumë ndeshje – por ata asnjë fjalë. Sonte, Mane u godit gjatë gjithë kohës, por kurrë asnjë fjalë”, shtoi francezi 72 vjeçar.

Sadio Mane mbrëmë kaloi rekordin e Didier Drogba si lojtari afrikan me më së shumti gola në fazën nokaut të Champions League. /Lajmi.net/