Wenger: Ky ekip i madh nuk është kandidat për titull në Premierligë

Arsene Wenger nuk beson se Manchester United mund të luftojë për titull në Premierligë.

Sport

12/09/2019 09:55

Arsene Wenger ka përjashtuar Manchester Unitedin nga gara për titull në Premierligë gjatë këtij sezoni dhe ka hedhur dyshime nëse skuadra do të arrijë ta rikthejë madhështinë e dikurshme.

Pas katër ndeshjeve në sezonin e ri ku “Red Devils” kanë shënuar vetëm një fitore, humbur një dhe barazuar dy, ish menaxheri i Arsenalit sheh potencial te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer por insiston se ata nuk janë gati për top katërshe.

“Kur e shihni ekipin e Man Utd, ata janë shembull se ka potencial aty”, deklaroi Wenger për “beIN Sports”, transmeton lajmi.net.

“Por, ata nuk e kanë gjetur ende një mënyrë kolektive. Kur i shikoni duke luajtur, ata nuk janë kandidat për të luftuar për titull të kampionit në Premierligë”, theksoi francezi. /Lajmi.net/