Wawrinka, kampion në Australian Open
Stanislas Wawrinka është kampion i ri në Australian Open. Tenisti zviceran mposhti në finale favoritin Rafael Nadal pas katër setesh, me rezultat 6-3, 6-2, 3-6, 6-3. Në fakt, spanjolli ishte i hendikepuar pasi gjatë gjithë meçit vuajti nga një lëndim në shpinë dhe në disa raste – sidomos në dy setet e para – u…
Sport
Stanislas Wawrinka është kampion i ri në Australian Open. Tenisti zviceran mposhti në finale favoritin Rafael Nadal pas katër setesh, me rezultat 6-3, 6-2, 3-6, 6-3.
Në fakt, spanjolli ishte i hendikepuar pasi gjatë gjithë meçit vuajti nga një lëndim në shpinë dhe në disa raste – sidomos në dy setet e para – u trajtua nga mjeku në terren.
Dhe, Wawrinka e shfrytëzoi gjendjen jo të mirë të Nadalit duke dominuar në dy setet e para se spanjolli të tentojë një rikthim në të tretin të cilin e fitoi.
Por, Wawrinka u rikthye në të katërtin duke fituar dy gema në shërbim të kundërshtarit dhe realizoi fitoren e tij të parë në karrierë kundër Nadalit, dhe fitoi Grand Slam turneun e parë.