Watzke: Nuk dimë asgjë nga ana e Haaland, nuk kemi ndonjë ofertë

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke ka folur lidhur me situatën e Erling Haaland.

Sport

30/03/2022 14:14

Gjasat janë maksimale që Erling Haaland të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, por lojtari nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Shefi ekzekutiv i skuadrës së Dortmund, Watzke ka thënë se nuk kanë ndonjë informatë nga pala e lojtarit, lidhur me të ardhmen. Ai ka shtuar se nuk mund të përballen me forcën ekonomike të Manchester City.

“Ne aktualisht nuk dimë asgjë konkrete nga ana e lojtarit, por po ashtu dimë se askush nuk ka nisur ofertë”, ka thënë Watzke, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë se nuk mund të mbajmë hapin financiarisht, nëse Manchester City vjen në garë”, shtoi shefi i Dortmund.

Erling Haaland është mes tri pistave kryesore; Manchester City, Barcelona e Real Madrid. /Lajmi.net/