Warriors pensionon numri 35 në nder të Durant

Presidenti i Golden State Warriors, Joe Lacob ka vendosur ta pensionojë numrin 35 përderisa ai do të jetë në krye të klubit.

Sport

01/07/2019 22:29

Kevin Durant ishte basketbollist që barti numrin në fjalë, por ai ka vendosur të lërë ‘Luftëtarët’.

Durant karrierën do ta vazhdojë te Brooklyn Nets, aty ku do të fitojë 164 milionë dollarë për katër sezone, shkruan lajmi.net.

‘’Askush nuk do ta vesh numrin 35 përderisa do të jem pronar i këtij klubi’’, deklaroi shkurt Lacob.

30-vjeçari qëndroi tre vite me Golden State, duke fituar dy tituj kampion dhe dy MVP në finale. /Lajmi.net/