Warnock për Guardiolan dhe Cityn: Skuadra e tij, në dy vitet e fundit, është më e mira që kam parë ndonjëherë

Neil Warnock nuk ka kursyer lëvdatat për Manchester Cityn dhe Pep Guardiolan. Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka marrë disa lëvdata nga Neil Warnock për mënyrën se si e ka përgatitur skuadrën e Manchester City. Ish-trajneri anglez, Warnock beson se City është skuadra më e mirë që ka parë në jetën e tij. “Skuadra e tij,…

Sport

25/10/2022 18:45

Neil Warnock nuk ka kursyer lëvdatat për Manchester Cityn dhe Pep Guardiolan.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka marrë disa lëvdata nga Neil Warnock për mënyrën se si e ka përgatitur skuadrën e Manchester City.

Ish-trajneri anglez, Warnock beson se City është skuadra më e mirë që ka parë në jetën e tij.

“Skuadra e tij, për momentin, gjatë dy viteve të fundit, është skuadra më e mirë që kam parë në jetën time. Kurrë s’kam parë diçka sikur kjo”, ka thënë Warnock, përcjell lajmi.net.

Warnock është përballur me Man Cityn e Guardiolas edhe sa ishte aktiv, kur drejtonte skuadrën e Cardiff.

Ai nuk është i vetmi që e ka pësuar keq nga skuadra e Pep Guardiolas, por megjithatë, nuk i kursen komentet pozitive. /Lajmi.net/