Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker në intervistën ekskluzive në Klan Kosova, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale të Hagës. Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht. “Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye…

Lajme
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker në intervistën ekskluzive në Klan Kosova, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale të Hagës.
Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht.
“Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye të një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbriste poshtë”.
Walker mes tjerash tha se e sheh të çuditshëm faktin se janë prej 3 vitesh në paraburgim për krime që nuk i kanë bërë.
Po ashtu ish-ambasadori, Walker ka folur edhe për lidhjen që ka me popullin e Kosovës.
Ai ka thënë se jo rrallë pranon vizita të shqiptarëve të Kosovës në shtëpinë e tij në Uashington.
“Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Uashington dhe më vizitojnë”, tha ai.
“Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker për Klan Kosova.