Walker: Kam qenë shumë kritik ndaj Hashim Thaçit, dëgjoja shumë histori për korrupsion – ai nuk ishte i zemëruar me mua
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur për raportin e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke treguar se për një periudhë të gjatë ka pasur qëndrime kritike ndaj tij dhe qeverisë së atëhershme. Walker ka thënë se kritikat e tij nuk kanë qenë domosdoshmërish personale ndaj Thaçit, por ndaj qeverisjes…
Lajme
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur për raportin e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke treguar se për një periudhë të gjatë ka pasur qëndrime kritike ndaj tij dhe qeverisë së atëhershme.
Walker ka thënë se kritikat e tij nuk kanë qenë domosdoshmërish personale ndaj Thaçit, por ndaj qeverisjes dhe akuzave për korrupsion që dëgjoheshin në atë kohë, raporton lajmi.net
Ai theksoi gjithashtu se kishte rezerva për nivelin e bashkëpunimit me partitë e tjera dhe për lëshimet ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Deri relativisht vonë, ndoshta deri para 10 vitesh, kam qenë shumë kritik ndaj Hashim Thaçit dhe qeverisë së atëhershme. Sepse dëgjoja shumë histori korruptive jo domosdoshmërisht kundër tij personalisht por kundër qeverisë dhe disa ministrave. Mendoja se duhej te kishte më shumë bashkëpunim me partitë e tjera, me politikanë të tjerë. Isha kritik. Mendoja se po bëheshin shumë lëshime ndaj kërkesave të BE-së dhe SHBA-së. Pra kam qenë shumë kritik. Kur erdha këtu, rreth 10 vite më pare , ai më shpjegoi se nuk ishte i zemëruar me kritikat e mia ndaj tij dhe qeverisë së tij, sepse e kuptonte që unë po përpiqesha të bëja gjërat më mirë për Kosovën. Më pas ne u bëmë miq të mirë që nga atëherë”, tha William Walker për Hashim Thaçin në T7./Lajmi.net/