VV voton kundër rrugës Deçan-Plavë, nuk përkrahet amandamenti i Time Kadrijajt
Amandamenti i propozuar nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj nuk ka gjetur mbështetje tek partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Kadrijaj kërkoi të shtohet buxheti që rruga Deçan-Kufiri me Malin e Zi-Plavë të përfundoi më shpejtë, transmeton lajmi.net. “Të shtohet buxheti për projektin për ndërtimin e rrugës nacionale Deçan-Kufiri me Malin e Zi-Plavë, me qëllim të…
Lajme
Amandamenti i propozuar nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj nuk ka gjetur mbështetje tek partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Kadrijaj kërkoi të shtohet buxheti që rruga Deçan-Kufiri me Malin e Zi-Plavë të përfundoi më shpejtë, transmeton lajmi.net.
“Të shtohet buxheti për projektin për ndërtimin e rrugës nacionale Deçan-Kufiri me Malin e Zi-Plavë, me qëllim të përshpejtimit dhe realizimit të plotë të këtij segmenti me rëndësi strategjike.”, tha ajo, duke treguar rëndësinë e këtij projekti.
62 deputetë votuan kundër, 15 ishin pro dhe asnjë abstenim./lajmi.net/