VV publikon raportin e Bankës Botërore, “krenohet” me rritjen ekonomike të vendit
Banka Botërore sot tregoi për rritjen ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që sipas parashikimeve ekonomitë e vendeve të Ballkanit pritet të rriten. Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kosova për vitin 2024 dhe 2025 do ta ketë rritjen më të madhe ekonomike. Edhe pse shifrat qëndrojnë gati se njëjtë me vendet e tjera…
Lajme
Banka Botërore sot tregoi për rritjen ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që sipas parashikimeve ekonomitë e vendeve të Ballkanit pritet të rriten.
Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kosova për vitin 2024 dhe 2025 do ta ketë rritjen më të madhe ekonomike.
Edhe pse shifrat qëndrojnë gati se njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, ekonomia e Kosovës pritet të rritet pak më shumë se vendet e tjera, raporton lajmi.net.
Raporti i Bankës Botërore tregon se ekonomia e Kosovës për vitin 2024 pritet të rritet për 3.8 %, me gjasë të shkojë deri në 4 %. Për vitin 2025 pritet të rritet për thuajse njëjtë si viti 2024.
“Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore që u publikua sot.” /Lajmi.net/