VV propozon Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës
Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës. Propozimi i Haxhiut vjen në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, që kërkon që nënkryetari i propozuar nga grupi më i madh parlamentar (në këtë rast VV) të jetë i gjinisë…

Lajme
Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i Haxhiut vjen në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, që kërkon që nënkryetari i propozuar nga grupi më i madh parlamentar (në këtë rast VV) të jetë i gjinisë së kundërt me kryetarin, për të siguruar përfaqësim gjinor në organet udhëheqëse të institucionit, raporton lajmi.net
Përveç Vetëvendosjes, edhe PDK dhe LDK kanë paraqitur kandidatët e tyre./Lajmi.net/