VV: Po të mos e bllokonte opozita ligjin, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale
Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi publik thotë se janë bërë dy vjet prej kur Ligji për Çmimet Tavan u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Sipas LVV-së po të mos ishte bllokuar ky ligj, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale. “Sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi publik thotë se janë bërë dy vjet prej kur Ligji për Çmimet Tavan u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas LVV-së po të mos ishte bllokuar ky ligj, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale.
“Sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qyetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale. Më 22 tetor të vitit 2022, me propozim të Qeverisë Kurti, Kuvendi miratoi Projektligjin për Çmimet Tavan, si një masë shtesë për të parandaluar manipulimin e qëllimshëm të çmimeve nga bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.
VV thotë se çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme, por se Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve.
“Më 23 nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan, duke hequr mundësinë për një kontroll më efektiv të devijimit të çmimeve. Si rezultat, edhe pse inflacioni ka rënë, çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme. Pavarësisht këtij luftimi e sabotimi nga ana e opozitës dhe mekanizmave të kontrolluar nga ajo, Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve”, thuhet në njoftim.