VV përkrahë banorët e Mushtishtit

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të pa arsyeshme ndërhyrjen e policisë ndaj fshatarëve të Mushtishtit, të cilët po kërkon transparencë nga qytetarët serb për krimet e bëra në këtë fshat të komunës së Therandës.

Lajme

28/08/2014 15:49

Policia e Kosovës kishte shpërndarë mbi 450 banorë të fshatit Mushtisht, të cilët kishin bllokuar sot rrugën në qendër të fshatit dhe kanë ndaluar autobusët e mbushur me serbë që donin të vizitonin këtë fshat.

VV, përmes një komunikate, ka përkrahur kërkesat e këtyre protestuesve, të cilët dëshironin që, të zbardhen rastet e krimeve të kryera ne këtë fshatë, para se të realizohen këto vizita të banorëve serbë.

“Gjatë ditës së sotme me qindra qytetarë të fshatit Mushtisht në Komunën e Therandës kanë protestuar kundër kthimit pa transparencë të qytetarëve serbë në fshatin Mushtisht. Protestuesit kanë mbajtur në dorë parulla me mbishkrimet ‘Nuk ka kthim pa transparencë’, ‘Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit’, ‘UÇK’, etj. Protestuesit kanë kërkuar që kthimi i serbëve autoktonë në fshatin Mushtisht, qoftë për raste festash qoftë me qëllim rikthimin në pronat e tyre, mos të bëhet duke i mbajtur të fshehta listat e atyre që dëshirojnë të kthehen.

“Komuna e Therandës nuk e ka bërë asnjëherë transparente listën e qytetarëve serbë që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Mushtishtin. Duke u nisur nga masakrat që janë zhvilluar gjatë luftës në Komunën e Therandës, Lëvizja VETËVENDOSJE! e gjykon kërkesën e qytetarëve të Mushtisht për transparencë në lidhje me listat si një kërkesë të drejtë dhe legjitime. Në të njëjtën kohë, e drejta për të protestuar në emër të kësaj transparence është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet asnjë qytetari. Për pasojë, ndërhyrja e policisë me sprej piperi, hedhur ndaj protestuesve, të cilët janë shoqëruar për në spital për shkak të lëndimeve, si dhe arrestimi i gjashtë prej protestuesve është një reagim krejtësisht i pajustifikuar”, thuhet në këtë komunikatë.

“Lëvizja Vetëvendosje kërkon prej Policisë së Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar”.