VV përgatitet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot kanë mbajtur takimin e radhës me nën-shtabet. Përmes një postimi në llogarinë e partisë u bë e ditur se në  këtë takim të pranishëm ishin kryetari I LVV-së, Albin Kurti, kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku dhe shefi i shtabit Arben Vitia, u theksua rëndësia e organizimit të…

Lajme

25/08/2025 17:41

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot kanë mbajtur takimin e radhës me nën-shtabet.

Përmes një postimi në llogarinë e partisë u bë e ditur se në  këtë takim të pranishëm ishin kryetari I LVV-së, Albin Kurti, kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku dhe shefi i shtabit Arben Vitia, u theksua rëndësia e organizimit të mirë, mobilizimit të secilit aktivist dhe angazhimit të çdo qytetari që beson në një Prishtinë që funksionon, që zhvillohet dhe që garanton barazi.

“Çdo nën-shtab është një pikë force në këtë fushatë, aty ku bashkohet vullneti i qytetarëve dhe ku energjia e tyre kthehet në veprim. Bashkë po ndërtojmë një ekip të fuqishëm që do ta çojë përpara fitoren në Prishtinë”, thuhet në postim. /Lajmi.net/