VV pas emërimit të u.d. të Kryeshefit të Ujësjellësit: Sokol Xhafa s’ka të bëjë me subjektin tonë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimit të sotëm të mediave se edhe një militant i saj është zgjedhur në krye të një ndërmarrjeje publike.

Lajme

07/04/2020 21:06

Zëdhënësi i partisë që po e qeveris vendin, Arlind Manxhuka, ka thënë se Sokol Hoxha, i zgjedhur sot ushtrues detyre i kryeshefit të Ujësjellësit “Prishtina”, nuk ka të bëjë me VVnë.

“Z. Sokol Xhafa dhe të tjerë që shihen në foto janë pjesëmarrës si përfaqësues të institucioneve që merren me burimet ujore, tryezë kjo si qindra tryezat tona të organizuara në Kuvendin e Republikës së Kososvës në legjislaturën e kaluar”, ka deklaruar Manxhuka, në Facebook. /Lajmi.net/