VV paraqet planin për bashkimin e Mitrovicës dhe kombit shqiptar

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur planin e tyre për të bashkuar qytetin e Mitrovicës dhe kombin shqiptar në përgjithësi. 

Lajme

25/05/2014 15:56

Gjatë një takimi me qytetar të pjesës jugore të këtij qyteti, kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti thënë se Mitrovica dhe kombi shqiptar janë ndarë, në kohën kur në Europë po ndodhë bashkimi.

Pikat e këtij plani për bashkim u prezantuan nga kandidatët e kësaj partie për deputetë Aida Dërguti, Glauk Konjufca e Puhie Demaku:

1. Hartimi i Regjistrit Civil të përbashkët në periudhë të realizimit, 6 deri në 12 muaj.

2. Njësimi i sistemit të doganave dhe heqja përfundimtare e doganës në Qafë Morinë.

3. Politikë fiskale unike mes Shqipërisë dhe Kosovë. Kjo do të përfshijë hartimin e një sistemi unik tatimor të standardizuar dhe realizohet brenda vitit 2015. Po ashtu, brenda 6 muajve do të bëhet një regjistër i përbashkët i bizneseve në Kosovë e Shqipëri dhe licencat e sipërmarrjes dhe atyre profesionale do të vlejnë në Shqipëri e Kosovë. Brenda dy muajsh, sikurse është tashmë në Republikën e Shqipërisë, do të bëhet hapja e tregut të punës dhe heqja e lejeve të punës për qytetarët e dy republikave në territorin e tyre.

4. Do të ketë edhe një regjistër të përbashkët kadastral. Hapa përbashkues do të ketë edhe në shumë sektorë të tjerë.

Ne zotohemi edhe për bashkim të Mitrovicës dhe integrimin e veriut në përgjithësi. Plani ynë është gjithëpërfshirës dhe përbëhet nga disa hapa të bashkërenduar politik, të sigurisë e socio-ekonomik.

1. Negociatat me Serbinë pa kushte për të dhe për çështje të brendshme të Kosovës do të ndërpriten. Atyre do t\’i zë vend dialogu me Shqipërinë dhe me BE-në për avancimin e Kosovës.

2. Mallrave të Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në tregun e territorin tonë përderisa ajo nuk na e njeh pavarësinë, nuk kërkon falje e s’na i paguan dëmet e luftës.

3. Në veri do të ketë koordinojmë prezencën e shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje.

4. Do të presim burimin e financimit të strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë.

5. Pra, jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit.

6. Hapi kryesor është rivitalizimi i Trepçës, funksionalizimi i saj që do të rezultonte me punësimin e rreth 8.000 vetave. Ky fakt do të shtronte rrugën e një jetese normale në Mitrovicë dhe rrethina.

7. Qeveria jonë do të ofrojë bursa për shqiptarët dhe serbët nga veriu për në shkollat e mesme dhe Universitetin e Prishtinës.

8. Kemi planifikuar grupin e investimeve për spitalin e Mitrovicës për ta rimëkëmbur.

9. Secili shqiptar i dëbuar do të kthehet në pronën e vet në veri.

10. Të gjithë shqiptarët që janë detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovës do t’ua blejë ato.

Qeveria jonë në bashkëpunim me atë të Shqipërisë do ta realizojë një hap shumë të rëndësishëm atë të reciprocitet e simetrisë të të drejtave të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi.