VV paralajmëron: Kjo situatë nuk do të tolerohet

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë ndajë  caktimit të masës së paraburgimit  prej 30 ditësh, ndaj Ylli Hoxhës, Uran Hasanit, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj.

Lajme

15/10/2015 10:37

Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo situatë nuk do të tolerohet, pasi siç theksojnë ata i njëjti sistem i drejtësisë që dje liroi nga të gjitha akuzat djalin e Isa Mustafës, po zhvillon represion mbi kundërshtarët politikë të kryeministrit, raporton lajmi.net.

“Pushteti në njërën anë e ka vënë Kuvendin e Kosovës nën kontroll të rreptë policor, e në anën tjetër po dënon politikisht aktivistët e pafajshëm”, kanë përfunduar ata në postim në Facebook. /lajmi.net