VV nuk e ka gjënë elementare, shumicën parlamentare: Lutfi Haziri sheh zgjidhje me zgjedhje të reja

Vetëvendosje nuk ka shumicë parlamentare, gjënë elementare për të qenë në pushtet – ndërsa ka bllokuar vijueshmërinë tutje institucionale në emrin e Albulena Haxhiut e cila qe 2 muaj dhe 27 seanca nuk i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e kuvendit. Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka parë zgjidhjen e ngërçit…

Lajme

06/06/2025 12:42

Vetëvendosje nuk ka shumicë parlamentare, gjënë elementare për të qenë në pushtet – ndërsa ka bllokuar vijueshmërinë tutje institucionale në emrin e Albulena Haxhiut e cila qe 2 muaj dhe 27 seanca nuk i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e kuvendit.

Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka parë zgjidhjen e ngërçit në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme nacionale.

Haziri tha se Kurti është i angazhuar “në prostitucion politik” duke tentaur të blejë deputetë për të arritur shumicën që nuk e ka.

“Është e vërtetuar pasi të gjithë deputetët janë deklaruar për të ndryshuar qëndrim politik, për të ndryshuar votë. Kjo nuk është një metodë që LDK e praktikon, për ne është e papranueshme. Përkundër që të tjerët e trajtojnë si legjitime. Deputetët e LDK janë unik dhe qëndrimi është i zbardhur dhe i ndërtuar në një debat të brendshëm. Ai ndryshon me debat të brendshëm, por jo me trafikim politik, apo prostitucion politik”, ka deklaruar mes të tjerash Lutfi Haziri.