VV nuk do të ankohet kundër vendimit të PZAP që urdhëroi certifikimin e Srpska-s, Kurteshi: E mbajmë qëndrimin tonë

Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe. Sipas tij nuk ka kuptim që ta bëjnë një gjë të tillë. “Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata…

Lajme

26/12/2024 13:54

Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe. Sipas tij nuk ka kuptim që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”, tha Kurteshi.

Ai për RTV21 ka thënë se përdorimi i termit “Kosovo dhe Metohija” nuk ka qenë arsyeja e vetme dhe kryesore për votimin kundër certifikimit të Listës Serbe. Sipas tij ka dëshmi të shumta se Lista Serbe është pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Millan Radoiciqi.

“Kemi një varg faktesh dhe dëshmus hë që lista serbe është pjesë e organizatave terroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë”, tha Kurteshi.

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP i ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë atë.