VV: Me marrëveshjen e fundit, Suhodolli i është shitur Zajednicës(Video)
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në marrëveshjet e arritura në gusht me Serbinë në Bruksel, i kanë shitur territor ekstra Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Lajme
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se Beogradi, nga pas lufta i ka duart e lira për të ndërtuar lagje të reja në veriun e Mitrovicës. Ndërsa, sipas tij, tash po kërkon që ato pjesë t’i ketë nën administrim të komunës së veriut.
“Beogradi ka pas duart e lira të ndërtojë lagje të reja në veriun e Mitrovicës, ndërsa shqiptarët janë dëbuar nga ajo pjesë”, ka thënë Konjufca, raporton lajmi.net.
Ai ka fajësuar Qeverinë se në dialogun në Bruksel është nënshtruar nga presioni që ka ardhur si rezultat i këmbëngulësisë së palës serbe.
“Komuna e veriut të Mitrovicës, me marrëveshje të fundit ka kërkuar zgjerimin e saj në lagjen e Suhodollit. Kjo marrëveshje është arritur në Bruksel. Pra më 25 gusht, Suhodolli i është shitur Zajednicës”.
Konjufca tha se plani i radhës i Serbisë është që të ndërtojë lagje të reja në afërsi të lagjes së Suhodllit. /lajmi.net/