VV mbështetë protestën e thirrur nga veteranët
Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar se do të mbështesin protestën e nesërme të paralajmëruar nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së.
Lajme
Në një njoftim të këtij subjekti politik, thuhet se protesta e nesërme e thirrur kundër votimit të Gjykatës Speciale, është e drejtë se si e tillë do të mbështetet.
VV edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tyre kundër themelimit të kësaj gjykate, veprim të cilin, e konsiderojnë si shkelje e shtetësisë së Kosovës.
“Nesër, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”.
“Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët. Shteti dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen nga jashtë dhe as nga politikanët e shantazhuar që janë në gjendje të pranojnë gjithçka vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre”.
“Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftimin e VV-së.