VV kërkon reagim të shpejtë nga Qeveria për arrestimin e Haradinajt
Lidhur me arrestimin e kryetari të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka reaguar edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.
Lajme
Përmes një reagimi për media VV ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, posaçërisht nga Ministria e Jashtme, që të ndërmarr sa më shpejtë masa për të kërkuar nga autoritetet sllovene lirimin e Haradinajt.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! është e shqetësuar me arrestimin e sotëm të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga policia sllovene”.
“Ne e konsiderojmë të papranueshme që qytetarët e Republikës së Kosovës të ndalohen në bazë të akuzave të ngritura nga Serbia, për luftën tonë çlirimtare”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të angazhohen urgjentisht që rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Po ashtu ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Z. Haradinaj”, thuhet në reagimin e VV-së.