“VV ka dërguar emrat e Limajt, Haxhiut e Gërvallës si propozim për kryetar të Kuvendit”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit. Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla. Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo. “Nuk do ta votojmë asnjë…

Lajme

18/04/2025 08:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit.

Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla.

Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

“Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ajo. /RTV21