VV ende s’ka vendosur propozimin për Kryekuvendar/e, Haxhiu: Pozitat s’i kemi me tapi e as të përhershme, regjistrimi i deputetëve nis të hënën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haxhiu deklaroi se kjo ishte mbledhje përgatitore që rregullorja parasheh para seancës konstituive. “Dua të them se për të gjitha pikat kishte pajtim të plotë dhe i falënderoj për bashkëpunimin në çështjen të cilat i…

Lajme

31/07/2026 11:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Haxhiu deklaroi se kjo ishte mbledhje përgatitore që rregullorja parasheh para seancës konstituive.

“Dua të them se për të gjitha pikat kishte pajtim të plotë dhe i falënderoj për bashkëpunimin në çështjen të cilat i shqyrtuam. Uroj që pas kësaj mbledhje njësoj të vazhdoj kjo legjislaturë.Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht në ora 10:00 dhe rendi i ditës ka këto pika:

Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve

Betimi i deputetëve

Zgjedhja e nënkryetarëve

Zgjedhja e kryetarit/es.

Seanca do të udhëhiqet nga Avni Dehari dhe Fatma Taqi”,deklaroi Haxhiu.

Po ashtu ajo përmendi edhe përgatitjet që po bëhen për regjistrimin e deputetëve që nis të hënën.

“Duke pasur parasysh vullnetin e shprehur të partive politike që përfaqësojnë. Administrata ka filluar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve, më 3 gusht për VV, me 4 gusht PDK dhe LDK dhe me 5 gusht Aleanca dhe komunitetet jo shumicë. Përgatitjet kanë përfunduar dhe uroj që më 6 gusht Kosova të konstituoj Kuvendnin e Kosovës. Punë e madhe na pret, sepse qytetarët më 7 qershor e thanë se cka presin nga ne dhe nga institucionet e Kosovës”, deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

“Është lajmi mirë që kemi pas një mbledhje të LDK-së dje, në kuptimin që tash mund të vazhdojnë takimet sepse siç e dini janë pezulluar deri në sqarim të situatës në LDK. Nuk është në mandatin tim të flasë për atë çështje, pro e rëndësishme që takimet të thirren e të mbahen e të ketë përpjekje maksimale për t’u arritur një marrëveshje për konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. E rëndësishme është të vazhdojnë këto takime sa më parë”, shtoi ajo.

Haxhiu e pyetur se a është caktuar emri për Kryeparlamentar nga Vetëvendosje, kjo e fundit tha se ende nuk është caktuar.

“Mund të më pyesësh për deklaratën e ministrit Konjufca sepse po e shoh që do të adresosh. Unë respektoj fjalën e tij, por ai e theksoi se ende s’kemi vendosur kush do të jetë propozimi jonë. Nëse jo gjatë këtyre ditëve, në prag të 6 gushtit do të dihet dhe i takon vetëm VV-së që të dihet kush do të jetë Kryetari apo Kryetarja. Patjetër që po, unë thash se i takon VV-së se kush është propozimi për Kryetar, pozitat nuk i kemi me tapi dhe s’i kemi të përhershme dhe jemi në shërbim të qytetarëve. I takon VV-së dhe shpejtë do të bëjnë të qartë kush do të jetë”,shtoi ajo.

“Vendi asnjëherë nuk mund të mbetet pa President pavarësisht interpretimeve të ndryshme, s’ka vend në botë që mbetet pa president duke pasur parasysh edhe Kushtetutën e Kosovës. Inkurajoj ata që japin interpretime për këtë çështje, Republika e Kosovës asnjëherë nuk mund të mbetet pa ushtrues detyrë të presidentit. Gjykata Kushtetuese është autoriteti i fundit e nëse kemi këso situatash presim këtë”./Lajmi.net/