VV e respekton aktgjykimin, kthehet në votim të hapur – Albulena Haxhiu nuk merr votat e nevojshme për kryeparlamentare

Sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit. Në këtë seancë, kanë marrë pjesë 116 deputetë. Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka ftuar përfaqësuesin e VV-së, Glauk Konjufcën për të propozuar kandidaten. Ai ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu e cila ka marrë 57 vota pro, 56 vota kundër dhe…

Lajme

20/08/2025 11:30

Sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Në këtë seancë, kanë marrë pjesë 116 deputetë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka ftuar përfaqësuesin e VV-së, Glauk Konjufcën për të propozuar kandidaten.

Ai ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu e cila ka marrë 57 vota pro, 56 vota kundër dhe 3 abstenime.

“Konstatoj se kandidatja e propozuar nuk ka marrë votat për të kaluar”, ka thënë Dehari.