VV e provon fatin edhe në Supreme – ankohet për mos lejimin që diaspora të votoj në restaurante
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votimin e diasporës edhe jashtë përfaqësive diplomatike. Këtë e ka konfirmuar për reporterin, zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka-Lutfiu. Propozimi për votim edhe jashtë përfaqësive diplomatike, ambasada dhe konsullata, kishte ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votimin e diasporës edhe jashtë përfaqësive diplomatike.
Këtë e ka konfirmuar për reporterin, zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka-Lutfiu.
Propozimi për votim edhe jashtë përfaqësive diplomatike, ambasada dhe konsullata, kishte ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. KQZ kishte vendosur që mund të votohet edhe në qendra alternative.
LDK ishte ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP kishte vendosur në favor të LDK’së dhe e kishte rrëzuar vendimin e KQZ’së.
Ndryshe, deri tash kanë aplikuar për regjistrim rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora.
Afati për regjistrim përfundon pas tri ditësh.
Zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor.