VV e konfirmon se “bossi” i drogës që u arrestua dje ishte pjesë e partisë: E larguam
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve se njëri nga të arrestuarit e djeshëm për drogë, Shemsi Bahtiri ishte pjesë e VV-së. Në lidhje me këtë, VV ka thënë se nuk janë të sigurt nëse është personi i njëjtë, por një person me emrin e njëjtë i cili ishte në databazën e tyre, tani më e…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve se njëri nga të arrestuarit e djeshëm për drogë, Shemsi Bahtiri ishte pjesë e VV-së.
Në lidhje me këtë, VV ka thënë se nuk janë të sigurt nëse është personi i njëjtë, por një person me emrin e njëjtë i cili ishte në databazën e tyre, tani më e kanë larguar nga partia.
“Pas këtij informacioni ne menjëherë kemi verifikuar emrin për të parë nëse i njëjti ekziston në databazën tonë. Në këtë mënyrë, për korrektësi, në përputhje me Statutin dhe rregullat e brendshme, Komisioni ynë disiplinor ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë. Ky vendim qendron në fuqi deri në sqarimin e verifikimin e plotë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë”, kanë shkruar VV.
Vetëvendosje ka përshëndetur aksionin e Prokurorisë derisa kanë inkurajuar secilin anëtarë, por edhe qytetarët e vendit që të sinjalizojnë çfarëdo fenomeni të tillë në Policinë e vendit. /Lajmi.net/