VV bën thirrje qytetarëve të votojnë: Çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe të ardhmen tonë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje qytetarëve që në orët e fundit që kanë mbetur, të dalin dhe të votojnë. Ata i kanë ftuar qytetarët që se bashku me familjet e tyre të nisen drejt klasës ku i kanë të caktuara vendvotimet, dhe të votojnë për komunën, qytetin dhe lagjet e tyre, shkruan lajmi.net. “Ftoni miqtë…

Lajme

09/11/2025 16:04

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje qytetarëve që në orët e fundit që kanë mbetur, të dalin dhe të votojnë.

Ata i kanë ftuar qytetarët që se bashku me familjet e tyre të nisen drejt klasës ku i kanë të caktuara vendvotimet, dhe të votojnë për komunën, qytetin dhe lagjet e tyre, shkruan lajmi.net.

“Ftoni miqtë dhe mikeshat, shokët dhe shoqet pasi të keni votuar ju me familjen. Sa më shumë që votojnë aq më mirë. Çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe të ardhmen tonë. Mos ta lemë vendimin tek të tjerët. Duhet të behëmi pjesë e votimit sot së bashku, vajza e djem, burra e gra”, thuhet në thirrjen e VV-së për qytetarët. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: