VV bën thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar: Shfrytëzojeni këtë mundësi, për të ardhmen e Kosovës sonë të dashur

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. VV përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë ata që nuk e kanë planifikuar të vinë për fundvit në Kosovë, është e rëndësishme që të regjistrohen online për të votuar nga vendet…

Lajme

26/11/2025 10:33

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

VV përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë ata që nuk e kanë planifikuar të vinë për fundvit në Kosovë, është e rëndësishme që të regjistrohen online për të votuar nga vendet ku jetojnë dhe punojë.

Ata i kanë rikujtuar se është e rëndësishme që nëse regjistrohen për të votuar me postë, mund të votojnë vetëm me postë.

“Regjistrohuni sa më parë dhe mos e lini për në fund; afati është nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, shfrytëzojeni këtë mundësi për ju, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e Kosovës sonë të dashur”, ka shkruar VV në Facebook.

Ata kanë publikuar edhe linkun e regjistrimit/Lajmi.net/

Postimi i plotë në Facebook: