Vushtrria dhe Malisheva do të përballen sot në ndeshjen e barazhit

Dy ekipet kosovare Vushtrria dhe Malisheva do të luajnë sot ndeshjen e barazhit.

Sport

28/05/2022 08:16

Sot do të mësohet se cila nga dy ekipet do të luajnë stinorin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Podujeva do të jetë nikoqir i Vushtrrisë dhe Malishevës, për ndeshjen e cila do të vendos gjithçka se cili ekip do të jetë pjesë e futbollit elitar kosovar.

Ekipi vushtrrias mposhtën Lirinë në ndeshjen e barazhit me anë të penalltive, kështu duke siguruar biletën e fundit për finalen e barazhit, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Malisheva u nda baras me Dukagjinin, andaj përfundoi në vendin e tetë në tabelën e Superligës, pozitë ajo që e çoi në barazh ekipin.

Sot me fillim nga ora 16:00 të dy ekipet do të luajnë për fitore, pasi duan të sigurojnë një vend në futbollin elitar të Kosovës./Lajmi.net/