Vushtrri: Policia arreston dasmorin

Pas të shtënave të cilat janë dëgjuar gjatë një dasme në hotelin Kalaja të Vushtrrisë policia ka ndërhyrë duke arrestuar njërin nga dasmorët.

Lajme

09/08/2018 22:32

 

Sipas njoftimit të policisë intervenimi erdhi pas raportimeve se në aheng kishte të shtëna ndërsa pas intervenimit policia ka konfiskuar një armë dhe 11 fishek. Personi i dyshimtë sipas policisë është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar.