Vushtrri: Babai e aksidenton për vdekje vajzën 2 vjeçare

Një vajzë rreth moshës dy vjeçare e ka humbur jetën në një aksident me veturë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë.

Lajme

08/09/2015 10:13

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për se ngjarja tragjike ka ndodhur në momentet  kur babai i viktimës  duke dalë me makinë nga garazha e shtëpisë e ka aksidentuar  rëndë vajzën e tij, ku për  pasojë fëmija e ka humbur jetën nga plagët e marra.

Zahiti theksoi më tej se me rastin në fjalë është duke u marrë hetuesia, njofton Klan Kosova.