Vullneti – Rovenës: Përpara Xhenetës dhe Leos, do doja të qëndroje ti

Vullnet Krasniqi i ka thënë Rovena Stefës me sinqeritet se ka dëshirë që më para të qëndroj ajo se sa Leonardo dhe Xheneta Fetahu brenda shtëpisë. “Unë sinqerisht e kam, përpara Xhenetës dhe Leos, kisha pas qejf që të rrish ti”, i tha ai. “E kam pasur bisedë edhe me Drenushën, i kam thënë jam…

ShowBiz

07/01/2025 16:48

Vullnet Krasniqi i ka thënë Rovena Stefës me sinqeritet se ka dëshirë që më para të qëndroj ajo se sa Leonardo dhe Xheneta Fetahu brenda shtëpisë.

“Unë sinqerisht e kam, përpara Xhenetës dhe Leos, kisha pas qejf që të rrish ti”, i tha ai.

“E kam pasur bisedë edhe me Drenushën, i kam thënë jam i bindur që Rovena është njeri me qëndrime të forta”, u shpreh tutje gazetari.

E për këtë këngëtarja tha se shpreson se pikërisht të njëjtën ta ketë parë edhe publiku.

“Shpresoj se publiku jashtë e ka parë Rovenën me qëndrime të forta”, tha ndër tjerash ajo.

Theksojmë se Rovena është njëra nga banoret e nominuara të kësaj jave bashkë me Xhenetën, Leon, Xuxin dhe Sarën.

E në spektaklin e fundit u eliminua Gjesti, i cili ishte në një televotim kokë me kokë me Drilonin.